Investitorët mund të marrin pjesë në Fond kundrejt kuotave me mjete monetare ose kuotave në natyrë, pra kundrejt aseteve të paluajtshme pa shkëmbim mjetesh monetare. Mënyra e kontributit të investitorëve dhe masa e kontributit përcaktohen në Statutin e Shoqërisë Komandite.
Hapi i parë është të kontaktoni Shoqërinë Administruese dhe të shprehni interesin për t’u bërë një investitor i Fondit. Një proces shqyrtimi do të zbatohet nga Credins Invest për të kontrolluar pajtueshmërinë me kërkesat e ligjit në lidhje me kriteret e përshtatshmërisë së investitorëve. Shoqëria administruese u mundëson investitorëve të mundshëm informacionet e mëposhtme, përpara se këta të investojnë në fondin e investimeve alternative në fjalë:
– Prospektin e fondit të investimeve alternative; – Objektivin dhe strategjinë e investimit të fondit të investimeve alternative, në cilat lloje të aktiveve mund të investojë fondi i investimeve alternative; – Teknikat e investimeve që mund të përdoren, profilin e rrezikut, ndonjë kufizim të zbatueshëm mbi investimet; – Informacionin për përdorimin e levës financiare, etj.