Çfarë është Green View Alternative

Investment Fund?

ÇFARË ËSHTË GREEN VIEW ALTERNATIVE INVESTMENT FUND?

Shoqëria Komandite “Green View Alternative Investment Fund” është një shoqëri komandite e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 27.10.2021, në bazë të Statutit të miratuar nga Ortakët datë 19.10.2021.

Shoqëria Komandite është një fond investimesh alternative me ofertë private në bazë të ligjit 56/2020 dhe është regjistruar pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 241, datë 29.12.2021.

Fondi paraqet një mundësi për një kategori të veçantë investitorësh, përkatësisht investitorë profesionistë dhe të kualifikuar, për të blerë dhe shitur kuota të fondit me qëllim rritje të fitimeve të kapitalit.

Ky mekanizëm i investimit në pasuri të paluajtshme në formën e një instrumenti financiar si fondi i investimeve alternative ndërsa është shumë i përhapur jashtë vendit, është ende i ri në tregun shqiptar.

Fondi i Investimeve Alternative Green View rregullohet me Ligjin 56/2020 “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” dhe Ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Credins Invest është shoqëria administruese e fondit, përmes një marrëveshje e cila përcakton përgjegjësitë e saj.

Fondi ka një afat të pacaktuar dhe investohet sipas politikës së investimeve të paraqitur në seksionin përkatës në Prospekt.

Fondi i Investimeve Alternative (FIA) sipas Ligjit për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive, është një sipërmarrje e investimeve kolektive, duke përfshirë nënndarjet ose nënfondet e tij, e cila siguron kapital nga një numër investitorësh, në mënyrë që ta investojë atë në përputhje me një politikë investimi të përcaktuar për realizimin të përfitimeve për investitorët, dhe e cila nuk është e licencuar si sipërmarrje e investimeve kolektive në letra me vlerë të transferueshme, sipas këtij ligji.

Fondet e Investimeve Alternative ofrojnë mundësi interesante për investitorët që të diversifikojnë portofolet e tyre të investimeve, për të "zbutur" ndikimin e paqëndrueshmërisë së tregut dhe për të arritur objektivat afatgjata të investimeve, edhe gjatë periudhave të pasigurta të tregjeve. Kjo ndodh sepse fondet alternative kanë korrelacione të ulëta me format tradicionale të investimeve, të tilla si obligacionet dhe aksionet.

Fondi i investimeve alternative nuk kërkon licencim si në rastin e formave të tjera të SIK, por regjistrohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me kërkesë të përfunduar nga Shoqëria Administruese.

Ligji Nr. 56/2020 "Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive", rregullon veprimtarinë e shoqërisë administruese dhe fondeve të investimeve alternative. Një shoqëri komandite SIK është një sipërmarrje investimesh kolektive, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, sipas ligjit nr. 9901 "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare".

Fondi duhet të jetë në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 9917, datë 19.02.2008 "Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit" (i ndryshuar).

Fondi duhet të jetë në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" (ndryshuar), në mënyrë elektronike dhe manuale.

Shoqëria Administruese është njësia ekonomike e themeluar, veprimtaria tregtare e së cilës është administrimi i sipërmarrjeve të investimeve kolektive, duke përfshirë sipërmarrjet e investimeve kolektive në letra me vlerë të transferueshme, të licencuara në zbatim të këtij ligji ose një ligji ekuivalent të huaj në fuqi.

Credins Invest sh.a. është Shoqëria Administruese e Fondeve, e regjistruar në Regjistrin Tregtar Shqiptar me Vendim të Gjykatës së Rrethit Tiranë Nr. 34260, datë 31 Tetor 2005, afat i pacaktuar. 76% e aksioneve ose të drejtave të votës janë në pronësi të Bankës Credins sh.a..

Shoqëria Administruese mbikëqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", ligji nr. 10197, datë 10.12.2009 "Për Fondet e Pensioneve Vullnetare" dhe ligjin nr. 56/2020 datë 30.04.2020 "Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive".

Depozitari i fondit është Banka Amerikane e Investimeve, e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për të kryer shërbimin e Depozitarit të Fondit. Depozitari vepron me ndershmëri, rregullësi, profesionalizëm, pavarësi dhe në interes të investitorëve të fondit të investimeve alternative.

Asetet e fondit të investimeve alternative ndahen nga aktivet e depozitarit dhe asetet e klientëve të tjerë të depozitarit, në mënyrë që ato të identifikohen se i përkasin fondit të investimeve alternative në çdo kohë.