Lloji i investitorëve dhe

investitorët tanë të synuar

Lloji i investitorëve dhe investitorët tanë të synuar

Fondi do t’i ofrohet vetëm klientëve profesionistë dhe klientëve të kualifikuar, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara me Ligjin Nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”. Fondi është i përshtatshëm për individë me vlerë të lartë neto ose investitorë institucionalë, të cilët krahas investimeve në instrumente financiare, konsiderojnë diversifikimin e portofolit të tyre përmes investimeve alternative, siç janë pasuritë e paluajtshme.

Për më tepër, investitorët profesionistë kuptojnë dhe bien dakord të pranojnë një nivel më të lartë rreziku të lidhur kryesisht me natyrën jolikuide që kanë pasuritë e paluajtshme.

“Klient profesionist” është klienti që plotëson kriteret e mëposhtme:

– bankat dhe degët e bankave të huaja;

– firmat e investimeve;

– institucione të tjera financiare të licencuara ose të njohura;

– kompanitë e sigurimeve;

– sipërmarrjet e investimeve kolektive dhe shoqëritë administruese të këtyre sipërmarrjeve;

– fondet e pensioneve vullnetare dhe shoqëritë administruese të këtyre fondeve;

– tregtarët e mallrave bazë në formën e instrumenteve financiare dhe derivatet e mallrave bazë;

– firmat vendase që ofrojnë shërbime investimi;

– investitorë të tjerë institucionalë.

– shuma e përgjithshme e aktiveve në bilanc është të paktën 2.6 miliardë lekë;

– qarkullimi neto është të paktën 5.2 miliardë lekë; ose

– kapitali është të paktën 260 milionë lekë.

Njësitë e qeverisë qendrore dhe rajonale, organet publike që menaxhojnë borxhin publik, bankat qendrore, institucionet ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Europiane, Banka Europiane e Investimeve dhe organizata të tjera të ngjashme ndërkombëtare.

Investitorë të tjerë institucionalë, aktiviteti kryesor i të cilëve është investimi në instrumente financiare, përfshirë njësitë ekonomike të dedikuara për sigurimin e pasurive ose transaksione të tjera financiare.

“Klient i kualifikuar”

është çdo person, juridik ose fizik, i cili kategorizohet si klient joprofesionist, por që, me kërkesën e tij, trajtohet si klient profesionist, kur plotëson të paktën dy nga kriteret e mëposhtme:

– klienti ka kryer transaksione në madhësi të konsiderueshme në tregun përkatës, me një frekuencë mesatare prej 10 operacionesh për tremujor përgjatë katër tremujorëve të mëparshëm;

– madhësia e portofolit të instrumenteve financiare të klientit, përfshirë depozitat në para dhe instrumentet financiare tejkalon 65 milionë lekë;

– klienti punon ose ka punuar në sektorin financiar për të paktën një vit në një pozicion profesional, i cili kërkon njohuri të transaksioneve ose shërbimeve të parashikuara.

Shoqëria Administruese e Fondit përcakton dhe ndjek planin e masave që lidhen me njohjen e profilit të investitorit, informacionin e investitorit, transparencën në informacion, rregullat organizative, me qëllim garantimin e performancës efektive sipas politikës së investimit dhe profilit të rrezikut të Fondit.