Objektivi i Fondit është të gjenerojë kthime të larta nga investimi në afat të gjatë, duke siguruar një diversifikim të përshtatshëm për investitorë profesionistë dhe të kualifikuar.
Asetet e Fondit janë kryesisht pasuri të paluajtshme, ku përfshihen toka, troje me një potencial të lartë zhvillimi, ndërtesa apo punime me natyrë të përhershme që ndodhen në to dhe gjithçka që është apo do të jetë pjesë integrale e tyre.
Objektivi është zhvillimi i mëtejshëm i investimit me fokus final organizimin e një veprimtarie sipërmarrëse agrobiznesi në drejtim të kultivimit të vreshtave, përpunimit të verërave të ndryshme, enoturizmit e enogastronomisë si edhe aktivitete të tjera mbështetëse të cilat do e kthejnë zonën në një atraksion turistik. Pozicionimi i pasurive të Fondit është mjaft i favorshëm dhe strategjik dhe me shumë mundësi për zhvillimin e këtij biznesi.
Ky projekt shihet me potencial shumë të madh në vitet e ardhshme dhe është në linjë me zhvillimet strategjike të ekonomisë shqiptare për agrobiznesin dhe turizmin.